Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli bllokimin, presidenti austriak kërkon falje


Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi u zbulua se ai kishte thyer bllokimin e vendosur për të frenuar koronavirusin.

Ai qëndroi në një restorant në kryeqytetin e Vjenës, përtej orarit të caktuar.

Presidenti 76-vjeçar tha që ai e kishte humbur sensin e kohës ndërsa fliste me miqtë në restorantin italian në qendër të qytetit.

“Më vjen keq sinqerisht. Ishte një gabim”– tha ai.

“Unë dola për herë të parë që nga bllokimi me dy miq dhe gruan time. Ne e humbëm sensin e kohës ndërsa bisedonim” – shkroi ai në Twitter.

Presidenti u vu re nga policia në zonën e jashtme të restorantit menjëherë pas mesnatës së të Dielës, shkruan BBC. Sipas rregullave të qeverisë, se restorantet dhe kafenetë, të cilat u lejuan të rihapeshin javën e kaluar, duhet të mbyllen jo më vonë se ora 23:00.

Restoranti mund të gjobitej për shkeljen, por Van der Bellen tha se ai “do të marrë përgjegjësi” nëse pronari pëson humbje si rezultat i incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *