Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 4 në Tiranë dhe dy në Shkodër. Kjo e ka çuar në 1004 numrin e personave të infektuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme.
Sipas saj, situata në spitalin Infektiv është e qëndrueshme: “Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë sipas ISHP-së janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Aktualisht në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
TË DHËNAT E FUNDIT
COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)
Testime totale 14659
Testime molekulare 13333
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1004
Raste të shëruara 795
Raste Aktive 177
Humbje jete 2 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 59
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
Rendit zhvillimet sipas orarit: