Vendosni fjalën kyçe....

Basha e nis mëngjesin me video-selfie: Po shkoj të takoj qytetarët


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me një video selfie, nga kryqëzimi i njësisë Nr.5 të Tiranës.

Basha thotë se do nisë takimet ,me bizneset dhe qytetarët atje, për të dëgjuar nga afër se si ka ndikuar kriza e pandemisë tek ata.

“Mirëmëngjes të dashur miq, jam këtu në një nga kryqëzimet më të rënduara të rrugëve tek njësia administrative nr.5 në Tiranë. Gati për të filluar një takim, një ecje me bizneset e banorët e zonës. Situata edhe në këtë lagje, një nga më të dendurat e Tiranës dhe padyshim në zemër të Tiranës, është shumë e vështirë.

Gjatë ditës së djeshme kam vizituar dhjetëra biznese në zonën e Xhamllikut, tek njësia administrative numër.3, ndërsa sot do të jemi këtu me qytetarë, me pronarë dhe punopnjës të bizneseve të vogla për të parë se si është gjendja aktuale. Është një mëngjes plot me lëvizje, por ajo që bie në sy fillimisht është se numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël, 2-3 lokale që janë të hapura, numri i atyre që po e pinë kafen e mëngjesit është më i vogël se zakonisht.

Por tani do jem hap pas hapi me ta për ti pyetur se si është gjendja e tyre, nëse kanë marrë apo jo ndonjë ndihmë, si është shtrëngesa që kanë përjetuar për shkak të rënies së konsumit, si është xhiro dhe për të diskutuar sëbashku se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike, ku për fat të keq kur qeveria duhet të ishte në krah i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit. ” – thotë Basha.

Më tej kryedemokrati bën akuza ndaj qeverisë, lidhur me ndihmën e munguar për bizneset dhe familjet në vështirësi. Sipas tij kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë se në Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut dhe nëse vazhdohet në këtë ritëm, mund të kthehet në krizën më të thellë në gjithë Ballkanin.

“Nuk ka shkuar për të ndihmuar ata por ka shkuapër të ndihmuar një grusht njerëzish, oligarkësh dhe kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë se në Kosovë, është më e thellë se sa në Maqedoninë e Veriut dhe nëse vazhdon kështu, do thellohet edhe më shumë. Do jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin dhe këtë besoj nuk e do askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë, ndaj kryesorja është ta dëgjojmë drejtpërdrejt nga njerëzit, gjendjen e tyre reale, pa propagandë, pa mashtrime, pa gënjeshtra. Dhe do diskutojmë sëbashku rrugët e daljes nga kjo situatë. Nëse ka vullnet sigurisht ekzistojnë. Hapi i parë do të jetë  ti japim fund tenderave korruptivë, koncesioneve, që po përthithin gjithë paratë e njerëzve.

 Do ti kthejmë ato në pagesa të tjera, në radhë të parë për konsumatorët, familjet në nevojë, ata që kanë humbur punën, xhiron e tyre. Dhe së dyti për çdo biznes sepse edhe statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma a atyre që do duhej të përfitonin nga VKM-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma. Kështu e filloj ditën pra nga njësia nr.5, duke ju uruar një ditë sa më të mirë, sa më të mbarë, dhe ju uroj që këto ditë të para të çlirimit nga oraret kuturu, dhe ditët e rimarrjes së shpresësh dhe ringritjes morale që do ti paraprijë ringritjes politike të vendit. ”    – thotë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *