Dhjetëra punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.
Ata kërkojnë të ashtuquajturën pagë lufte që u premtua nga kryeministri Rama.
50 punonjësit thanë se kanë 3 muaj pa punë dhe se kërkojnë qartësi se çfarë do ndodhë me ta.
“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.
Protesta e tyre u zhvillua para Prefekturës së qytetit bregdetar.
Transporti publik në vend është bllokuar në muajin mars pas masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19.