Vendosni fjalën kyçe....

Kim pas takimit me Bashën: Udhëheqësit shqiptarë të përmbushin pritshmëritë e popullit


Ambasadorja amerikane, Kim, ka deklaruar pas takimit me kreun e PD-së, Basha, se udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit për të përfunduar reformën zgjedhore deri më 31 maj.

Ajo tha se afati i lartpërmendur nuk është vendosur nga ambasada apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm.

“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmërinë e popullit shqiptar. Për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky nuk është afat kohor që ka vendosur ambasada e SHBA apo faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur vetë udhëheqësit në bindjen e tyre. Për nga përkufizimi, opozita ka një punët ë madhe para. Por ndihem e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres rezultat.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *