Vendosni fjalën kyçe....

Motoçikleta përfundon në kanal në Fushë-Krujë, drejtuesi dërgohet me urgjencë te Trauma


Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Murqinë të Fushë-Krujës.

Mësohet se një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Mjeti drejtohej nga 40-vjeçari Lul Toli, banues në fshatin Derven, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, megjithatë paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motoçikletës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *