Vendosni fjalën kyçe....

Nga financimi i partive te periudha zgjedhore, zbardhen propozimet e opozitë për reformën zgjedhore


Zbardhen propozimet e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik. Njëra prej tyre është shkurtimi i periudhës zgjedhore dhe zhvillimi i tyre në sezone jashtë pushimeve verore.

Ato mund të mbahën nga 15 prilli më 15 maj dhe nga 15 tetori më 15 nëntor. Presidenti mund të zgjedhë cilëndo të dielë brenda muajit ndryshe nga zgjedhja e njërës prej dy të dielave të fundit të kohës siç ka qenë deri tani.

Tjetër propozim ka të bëjë me financimin e partive. Opozita ka propozuar uljen sa më shumë të financimit privat duke e çuar në gjysmën e shumuës së financuar nga shtet.

Deri tani financimi nga privati ka qenë deri 10 herë më shumë se ai publik. Tjetër propozim është përjashtimi nga tenderat, koncesionet e kontratat publike të kompanive private që financojnë partitë.

Propozimet e opozitës

  1. Financimi i partive

Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin

Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.

Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

  1. Kuota gjinore

Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

  1. Periudha zgjedhore

Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *