Vendosni fjalën kyçe....

Një pyetje për ndërkombëtarët që duan dialog: Cilat mjete demokratike kanë shqiptarët kur…


Nga Dorian Matlija

Kur dëgjoj ndërkombëtarët që kërkojnë dialog dhe mjete demokratike, kam një pyetje: Cilat mjete demokratike kanë shqiptaret në dispozicion kur:
1. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese
2. Nuk ka Gjykatë të Lartë
3. Nuk funksionojnë gjykatat e zakonshme
4. Gjyqtaret janë nën presionin e reformës
5. Nuk lejohet protesta
6. Nuk lejohet lëvizja e lire
7. Sistemi zgjedhor administrohet nga partitë e mëdha
8. Sistemi zgjedhor mbyt partitë e vogla
9. KQZ është në dore të mazhorances
10. Referendumi është teknikisht i pamundur dhe taktikisht i pavlefshëm
11. Kuvendi është noter i akteve normative
12. Pushteti vendor nuk ka opozitë
13. Konsultimi publik injorohet
14. Prokuroritë nuk kanë pavarësi reale
15. Policia bën ligjin me urdhra nga facebooku dhe nuk ke ku i kundërshton pa tu dukur vetja romantik
16. Sindikatat vriten që në djep, kurse pseudo sindikatat janë shitur që para djepit
17. Katedrat universitare janë kapur duke manipuluar sistemin e tyre të brendshëm zgjedhor
18. Shumica e mediave janë blere, pakica kërcënohen
19. Fjala e lire është ende e kriminalizuar dhe kërcënohet edhe me gjoba nga komisare shtetërore
20. Protesta është e kriminalizuar dhe protestuesit burgosen me raporte policie dhe pa prova të tjera

…merr pak fryme këtu…vazhdojmë,

21.Askush nuk del i pafajshëm për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë sepse dëshmia e policeve ka vlere absolute
22. Koncesionet dhe PPP-të u jepen kompanive pa ofertë publike dhe aksionet e tyre nuk janë në burse
23. Pushteti merr vota me para, me force, me askush nuk ndëshkohet kurrë
24. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vonon me vite e vite dhe nuk të qas po nuk mbarove punë me gjykata e vendit që duan një jetë të të japin vendimet
24. Anëtaret e partive përjashtohen po menduan ndryshe nga kryetari
25. Organizatat e shoqërisë civile nuk legjitimohen për të bere padi për mjedisin
26. E drejta e informimit funksionon vetëm për rastet ordinere sa për të bere statistike të mire, por nuk funksionon për të marre informacion rreth veprimtarive të dyshuara korruptive
27. Të varfrit nuk kanë një paketë dinjiteti për të mos mbetur pa buke nëse nuk i vijnë pushtetit pas fijes
28. Edhe një President që ka mbetur në opozitë me pushtetin, kërcënohet nga ky i fundit me shkarkim
29. Tenderët shpërndahen brenda grupit shurupi, duke vënë kritere diskriminuese dhe duke përcaktuar afate të parealizueshme të kontratave, duke dekurajuar kështu të gjithë ata biznese që duan të mbijetojnë pa u shitur të pushteti
30. Bashkëpunëtorët e drejtësisë nuk kanë garanci për mbrojtje
31. Të varfrit nuk kanë akses në gjykatë për shkak të tarifave gjyqësore dhe tarifave të ekspertëve
32. Gazetarët kërcënohen nga të fortët, nga pronaret, nuk kanë kontrata të rregullta punë, nuk kanë sindikatë
33. Profilet e facebookut sulmohen nga trollsat
34. Marrëdhëniet e punës në shtet nuk janë të garantuara dhe personat e lidhur me të punësuarit në shtet janë të detyruar të hedhin vallen që u kërkohet prej shefave të njerëzve të tyre të afërt
35. Zyrat e PR që paguhen për të bere lëmsh opinionin publik janë me shpejta në prodhim lajmesh se sa është aftësia e publikut ti procesoje dhe verifikojë ato
36. Mjekët keqpërdoren për të futur friken e Covid që pastaj Rama të sajoje rregulla që të kujtojnë diskutimin e Milton në fund të filmit Avokati i Djallit…”shihe, por mos e prek, preke por mos e kafsho, kafshoje por mos e gëlltit..”

etj. etj. etj. se u lodha…

Pra, të nderuar ndërkombëtarë, që as nuk dëgjoni publikun dhe nuk lexoni as raportet e tyre kur ua sjellin në zyre, si mendoni që shqiptaret mund të dialogojnë dhe të përdorin mjete demokratike? Po talleni besoj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *