Vendosni fjalën kyçe....

OBSH pezullon testimin e hidroksiklorinës si ilaç për COVID-19


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19.

Kjo vjen pas një publikimi në revistën mjekësore The Lancet, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me COVID-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur ose problemet me zemrën.

“Ky shqetësim ka të bëjë me përdorimin e hidroksilklorinës dhe klorokinës në COVID-19”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference, citon DW.

Doktor Mike Ryan, i cili drejton programin e urgjencës së OBSH-së, tha se vendimi për të pezulluar testimin u mor si masë kujdesi.

Organizata do të ndjekë trajtime të tjera si pjesë e studimit të saj, përfshirë remdesivirin eksperimental të ilaçeve dhe një terapi të kombinuar HIV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *