Vendosni fjalën kyçe....

Policët e Lali Erit në aksion, kapin mbledhësin e kanaçeve te Kombinati (VIDEO)


Dy policë për të kapur një qytetar, pjesë të kominitetit rom që po mblidhte kanaçe. Këto janë pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, ku dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë shihen duke ndaluar me forcë dhe shtrijnë në tokë një pjesëtar të komunitetit rom.

Burri në videon e mëposhtme, po mblidhte kanaçe në zonën e Kombinatit.

Ndërsa dy policët e shtrijnë për tokë, qytetari dëgjohet të thotë: “Aman aman o të keqen, çfarë bën aman”.

Këto video kanë ndezur debatin në rrjetet sociale, ndërsa kanë tërhequr edhe vëmendjen e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, e cila iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare dhe diplomatëve të huaj të reagojnë për ngjarjen.

“Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin ne BE 🤔🤷‍♂️ I shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë ??”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të kësaj shoqate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *