Vendosni fjalën kyçe....

Reforma zgjedhore, Gjiknuri, Bylykbashi e Vasili tregojnë për çfarë u ra dakord sot


Përfaqësuesi i PS-së në tryezën për reformën zgjedhore, Gjiknuri, tha pas përfundimit të mbledhjes se palët kishin rënë dakord për disa çështje me rëndësi.

Ai pohoi se ishte rënë dakord për periudhën zgjedhore, kuotat gjinore e financimin e përzier të partive, tre propozime që u bënë nga përfaqëuesit e PD-së në tryezë.

“Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime. Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.”

Ai u shpreh se mbledhja e sotme kishte qenë pozitive dhe se ishin bërë hapa të rëndësishëm për sa i përket reformës zgjedhore.

Edhe përfaqësuesit e opozitës në këtë tryezë, Bylykbashi e Vasili folën lidhur me 3 çështjet për të cilat ishte rënë dakord me anëtarët e tjerë të Këshillit Politik. Bëhet fjalë për periudat zgjedhore, kuotat gjinore e financimin e partive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *