Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja çon 1200 marinsa në Australi për stërvitje


Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1.200 marinsa në Australi në javët e ardhshme, mes tensioneve në rritje midis kombeve perëndimore dhe Kinës mbi COVID-19.

Forca kryesore do të fillojë të arrijë në Darwin në fillim të qershorit, por një ekip paraprak prej 54 marinsash është vendosur në territorin verior për dy muaj.

Qeveritë amerikane dhe australiane shtynë vendosjen e Forcës Detare në muajin Mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky vendim u ndryshua këtë muaj dhe marinsat tani do të ushtrohen me forcat australiane në zonat e trajnimit të mbrojtjes në territor, deri në muajin shtator.

Fillimisht ishin planifikuar të dërgoheshin në Australi 2.500 marinsa, i njëjti numër trupash që ishin vendosur në Darëin edhe vitin e kaluar. Por koronavirusi i ka ndryshuar planet.

Të gjithë marinsat do të kalojnë 14 ditë në karantinë dhe do t’i nënshtrohen një regjimi të rreptë të testimit të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *