Vendosni fjalën kyçe....

Sot 25 raste me COVID-19, vatra e re në një Call Center në Tiranë


Vatër e re e koronavirusit në Tiranë në një biznes Call Center.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 1029 numrin total të të infektuarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 24 raste janë në Tiranë, dhe 1 është në Durrës.

E përsa i përket rasteve të reja në Tiranë, 15 të prekur janë nga një Call Center. Mirëpo emri i këtij Call Centeri nuk jepet.

Kujtojmë se që në fillim të pandemisë ka patur debate lidhur me mbylljen apo jo të Call Centerave ashtu siç ndodhi me bizneset fasonë.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht mbylljen e tyre, me argumentin se kanë një përqendrim të madh të numrit të punonjësve, dhe se distanca sociale është e pamundur të respektohet. Mirëpo qeveria i ka lënë të hapura, duke i vënë kushtin për të zbatuar distancën sociale dhe rregullat higjieno-sanitare, e ku këto rregulla nuk janë zbatuar ka patur edhe gjoba.

TË DHËNAT E FUNDIT

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)

Testime totale                         14832

Testime molekulare                            13506

Testime serologjike                            1326

Raste pozitive                          1029

Raste të shëruara                     803

Raste Aktive                            193

Humbje jete                                    33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            80

Durrës           54

Krujë             24

Shkodër         12

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 2

Mirditë           1

Korçë             1


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *