Templates by BIGtheme NET

“Strakosha është me koronavirus”- Vëllai i tij përgënjeshtron lajmet

Një deklaratë në “Instagram” e një futbollisti ka tronditur klubin e Milanit dhe Lazios, duke thënë se dy lojtarë të tyre janë infektuar me koronavirus.

Massimo Brambati, ish-lojtari i Torinos e Barit, tha në “Instagram”: “Janë dy lojtarë, një i Milan dhe një i Lazio, pozitiv me koronavirus. Ai i Lazios është Strakosha, për të cilin thonë se është dëmtuar në kavilje por nuk është e vërtetë, ka bërë një tampon dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nuk e di për Ibrën por Kessie i Milan është pozitiv”.

Mirëpo vëllai i Tomas Strakoshës, Dimiti e ka përgënjeshtruar këtë lajm duke thënë se është një gënjeshtër.

 “Duhet të të vij turp që përhap gënjeshtra të tilla, nëse nuk do të ishte moshën tënde, personalisht do të hidhja në gjyq për informacion të rremë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Strakosha nuk është në gjendjen e tij më të mirë për shkak të një dëmtimi por sipas të vëllait, kjo nuk ka lidhje me deklaratat e Brambatit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*