Regjistrohet viktima e 33-të në vend nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se këtë mëngjes ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K.
Pacienti po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.
Ditën e sotme kemi patur rritje të numrit të infektuarve nga koronavirusi, pasi një vatër e re ka nisur në Tiranë në një biznes Call Center.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 1029 numrin total të të infektuarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 24 raste janë në Tiranë, dhe 1 është në Durrës.
E përsa i përket rasteve të reja në Tiranë, 15 të prekur janë nga një Call Center. Mirëpo emri i këtij Call Centeri nuk është zbuluar ende zyrtarisht.