Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet argumentet e 7 “ekspertëve” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar


Është zbuluar raporti i 7 ‘ekspertëve’ që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas grupit që kishte në përbërje, mësues, politologë, muzikantë e ekonomistë, mungesa e eurokodeve në ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar është argumenti kryesor për prishjen e tij.

Rezulton se eurokodet mungojnë në çdo ndërtesë historike në vend, duke nisur që nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve e të tjera godina, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Facebook.

Argumente të tjera të përdorura nga grupi i ‘ekspertëve’ për prishjen janë themelet, marka e betonit, sistemet e fikjes së zjarrit, elektrike, të ngrohjes etj.

Grupi i 7 ‘ekspertëve’ që u ngrit nga Ministria e Kulturës në maj të vitit 2018 firmosi për prishjen e Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental edhe pse në përbërje të tij nuk kishte asnjë specialist të fushës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *