Në datën 3 qershor të këtij viti, “Albpetrol” do të zhvillojë një ankand për shitjen e një sasie nafte bruto.
Ky ankand do të zhvillohet në orën 11:00 dhe vendi i zhvillimit të ankandit do të jetë ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përmes një njoftimi, kompania shtetërore e naftës thotë se procedura për ankandin do të jetë e hapur për shitjen e 48.000 ton naftë bruto.
Po ashtu bëhet e ditur se afati u evadimit do të jetë 5 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Dokumentat e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të Albpetrol. Kërkesa për pjesëmarrje dorëzohet me postë ose dorazi përpara ditës dhe orës së zhvillimit të ankandit.
Vlera fillestare e ankandit do të jetë si më poshtë:
Në kushtet FOB
Çmimi minimal fillestar për njësi është: 73.3% e Çmimit Brent+K
Në pikat e lëvrimit:
Çmimi minimal fillestar për njësi është:
73.% e çmimit Brent-2.71 USD/bbl+K