Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim ditën e sotme me fermerë dhe tregtarë në Rrogozhinë.
Fermerët i thanë Bashës se asnjë prej tyre nuk kishte marrë ndihmë financiare.
“Sot u takova me fermerë në tregun e Rrogozhinës, në Gosë dhe Lekaj.
Askush prej tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare apo ushqimore.
Asgjë nuk e fsheh dot më dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij.
Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor”-shkruan Basha.