Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me fermerët në Rrogozhinë: Propaganda s’e fsheh dot dështimin e Ramës e sjelljen kriminale të tij


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar sot një takim me fermerët në tregun e Rrogozhinës.

Basha theksoi se Ramavirusi e ka çuar drejt katastrofës situatën në të cilën ndodhen fermerët në vend.

Ai tha se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria ndërkohë që konsumi e kërkesa për prodhimet e tyre ka rënë.

Basha theksoi ndër të tjera se proaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shqiptarëve.

Në fund kryedemokrati theksoi se propaganda nuk e fsheh dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë e sjelljen kriminale të tij.

“RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero. Sot bisedova me fermerët në tregun e Rrogozhinës. Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qëndrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve. Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij. Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *