Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka hap kufijtë për të dashuruarit që janë ndarë nga pandemia


Danimarka ka hapur kufijtë për çiftet që ishin ndarë për shkak të masave të koronavirusit.

Që nga e hëna, ata që banojnë në vendet Nordike ose Gjermani tani mund të vizitojnë Danimarkën për t’u bashkuar me partnerët e tyre.

Siç shkruan BBC, rregullat aktualisht kërkojnë që njerëzit të provojnë lidhjen e tyre me foto, mesazhe me tekst dhe postë elektronike.

Por ministri i Drejtësisë ka njoftuar se këto rregullore do të qetësohen në ditët në vijim, kështu që gjithçka që duhet është një letër e nënshkruar nga të dy palët.

Nëse thoni se jeni të dashur dhe nënshkruani letrën, ne do ta supozojmë se është e vërtetë”– tha ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup.

Në fakt një numër vendesh europiane po mendojnë për rihapjen e kufijve të brendshëm të Europës ndërsa shpërthimi i pandemisë po lehtësohet.

Gjermania ka propozuar lejimin e udhëtimit për të 26 shtetet e tjera të BE-së, plus Mbretërinë e Bashkuar dhe për vendet jo të BE-së si Islanda dhe Norvegjia, që janë në zonën pa kufij të Shengenit nga 15 qershori. Bashkimi Europian ka publikuar disa udhëzime se si të hiqen më mirë kufizimet në udhëtime. Por shumë kufizime të tjera mbeten në fuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *