Vendosni fjalën kyçe....

Ergys Mertiri: Hashtagu po bën konspiracion ndaj meje, gjasme jam i lidhur me PD-në


Psikologu e aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mertiri, ka deklaruar se portali Hashtag.al po bën konspiracion duke thënë se ai është i lidhur me Partinë Demokratike.

Reagimi i Mertirit vjen pas një shkrimi në Hashtag.al ku emri i përmendet si një nga spinët e kreut të Partisë Demokratike, Basha.

Ai sqaron se nuk ka asnjë lidhje me PD-në, nuk është anëtar i saj dhe nuk ka ndërmend të anëtarësohet aty.

Ndërsa shpjegon e mendimin e tij për sistemet elektorale e ka dhënë shumë kohë më parë kur të gjithë heshtnin duke qenë kundër sistemit të propozuar nga Nisma#Thurje dhe atij të propozuar nga PD-ja.

Në fund thekson se përballë qeverisë së Ramës mbështet opozitën pavarësisht defekteve të saj.

Statusi i plotë

Njefare Habjon Hasani, zoterues i nje portali, nga ata me pazar te ulet ne qenerine e fjales se lire e pa pergjegjesi te mediave shqiptare, me eshte qepur familjarisht (burre e grua), duke kerkuar t’iu mbushin mendjen shqiptareve se une jam njeri qe punoj fshehtas per Lul Bashen, duke perpunuar strategji sesi ti mashtroj shqiptaret per logari te tij.

Pasi mashtroi hapur, disa muaj me pare, duke thene se une punoja per nje zyre shtypi sekrete ne PD, pa iu skuqur faqja, tashme nxjerr gruan te beje konspiracione idiote, sipas te cilave, statusi im i mbremshem per menyren absurde sesi populli po diskuton mbi reformen zgjedhore, qenka nje skeme strategjike e koordinuar nga PD-ja!

Qendrimin tim per reformen zgjedhore une e kam shfaqur hapur prej kohesh me shkrime ne gazeta dhe nje seri debatesh televizive, atehere kur shume njerez fshiheshin, per shkak te mungeses se kurajos per te dale kunder-rryme, ne nje ceshtje te fortifikuar me shume klishe e bindje te kalcifikuara. Sigurisht, nuk ma ka kerkuar askush kete dhe e kam bere sepse ashtu mendoj, sic kam bere shpesh, per shume ceshtje te tjera, pa pyetur per balten e turmave idiote apo habjoneve pazarxhinj, qe sulmojne ne tufe e nen brez kedo qe ka kuraje te thote gjera ndryshe. Kjo ka te beje me temperamentin tim. Une nuk shkruaj kurre ate qe e thone dhe mendojne te gjithe.

Ne lidhje me sistemin zgjedhor, jam kunder sistemit proporcional kombetar me lista te hapura qe propozon Nisma Thurje, dhe jam kunder maxhoritarit te paster qe thuhet se e ka qef Basha. Jam per sistem miks, si ne shumicen e vendeve te botes, dhe me konkretisht per maxhoritar te korrektuar me proporcional. Te mbash qendrime te tilla eshte gjeja me normale ne bote dhe nuk ka asnje arsye te kerkosh konpiracione pa lidhje pas tyre. Fakti qe ky debat po i shqetesoka kaq shume gjirizet e habjoneve tregon shume se me cfare mjetesh duan ta imponojne kete debat.

Por, sido qe ta gjykosh, eshte qesharake te mendosh se spini i koordinuar i PD-se, qenka mbeshtetur ne statuse me dy-tre rreshta fb, te tre-kater njerezve, disa prej te cileve kane qene here pas here kritike me opoziten dhe kryetarin e saj. Ndersa me vlerson kaq shume sa ti jape rendesi strategjike nje statusi ku une tallem me komentet qe shoh verdalle neper fb, e ul kaq shume vleresimin sa mendon se une nuk bekam dot nje shkrim me argumente e fakte, per t’ia bere mire “hyzmetin” punes, duke botuar ne media!

Sa per sqarim, e them hapur se sot, perballe nje qeverie te ndyre dhe te rrezikshme si kjo, perballe kercenimit te instalimit te nje regjimi autokratik, jam ne krah te opozites, sado defekte te kete. Kjo nuk me pengon aspak te gjykoj drejt e me objektivitet, per me teper kur as jam anetar i PD-se dhe as kam ndermend te behem. Gjykoj qe, cdo njeri me pergjegjesi qytetare duhet te kete kete qendrim dhe kjo eshte gjithashtu nje ceshtje morali, te cilen habjonet e shume te ketij as e kuptojne si fjale.

Do vazhdoj te shkruaj per kete teme si dhe te tjera, sa here te ma shkrepe, pa e care koken per habjonlleqet ordinere te gazetarise shqiptare, asaj pjese qe e nxjerrin buken e gojes duke trazuar puseta, me te cilat vetem sa i detyrojne kalimtaret te zene hunden me dore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *