Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Suedi për ta shëruar lëndimin në puplën e këmbës, të cilin e pësoi gjatë një seance stërvitore me Milanin ditë më parë.
Sipas Sky Sport Italia, klubi i ka dhënë leje sulmuesit suedez të largohet nga kampi i skuadrës dhe ai është nisur drejt Suedisë me aeroplanin e vet privat.
Ibrahimovic pritet të mungojë rreth një muaj, pasi këtij lëndimi, i cili nuk doli të ishte aq i rëndë sa u mendua fillimisht.
Raportohet se 38-vjeçari do të kthehet në Milano javën e ardhshme dhe do të detyrohet të futet në karantinë dhe t’iu nënshtrohet testeve para se të lejohet në stërvitje përsëri.