Vendosni fjalën kyçe....

Kompania franceze fiton ankandin për parkun fotovoltaik të Karavastasë


Finalizohet ankandi ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë dhe fituese zgjidhet një kompani franceze.

Kompania fituese është kompania “Voltalia as”, me çmimin e ofruar prej 24.89 euro për megavat.

Për këtë tender ka qenë e interesuar direkt Presidenca dhe Qeveria Franceze, sidomos pas skualifikimit të kompanisë të dyshuar si korruptiv të bërë me tenderin e Akërnisë nga ish-ministri Damian Gjiknuri vitin e kaluar.

Kujtojmë se grupi francez hyri në garë për ndërtimin e parkut fotovoltaik (energji diellore) të Akërnisë, në Vlorë në vitin 2018.

Në mënyrë informale kompania kishte marrë garancitë nga Gjiknuri se në këtë garë nuk do të kishte fitues të paracaktuar dhe se procedura do të filtronte ofertën më të mirë teknike dhe ekonomike. 

Por francezëve u rezultoi ndryshe (lexo këtu). U rezultoi se gara ishte e trukuar. 

Gjatë prezantimit të kompanisë fituese për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ankandi u shpall në 20 janar dhe kanë treguar interes 30 kompani të mëdha, në Europë dhe kontinentet të tjera. Në përfundim të ankandit u kualifikuan 5 oferta financiare, ndërsa 4 të parat nuk u kualifikuan për kushte teknike.

“Finalizohet ankandi ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Më 20 janar u shpall ankandi, dokumentat qëndruan online dhe u blenë nga 30 kompani të mëdha, në Europë dhe kontinente të tjera që treguan interes, duke treguar që energjia e rinovushme është pjesë e rëndësishmë, pasi nevojitet edhe për të plotësuar kuotat e karbonit. 30 kompani kanë pasur gjithë kohë në dispozicion. E shtymë më 30 mars pastaj më 30 prill këtë proces për shkak të pandemisë. Morëm 5 ofera financiare, 4 të parat nuk u kualifikuan për kushte teknike”, tha Balluku.

Parku fotovoltaik që do të ndërtohet pranë Lagunës së Karavastasë do të shtrihet në dy bashki dhe do të ketë kapacitet prodhimi deri në 140 megavat./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *