Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik, Duncan Norman.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me sfidën e përmbushjes nga ana e Shqipërisë të 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për sa i përket integrimit të vendit.
Kryemadhi theksoi vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të ndihmuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.
Po kështu ajo vlerësoi rolin e veçantë e pozitiv të ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për t’i dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.