Vendosni fjalën kyçe....

Lista të mbyllura apo të hapura, një vëzhgim mbi vendet që i përdorin


Ditën e djeshme, përfaqësuesit e PS-së, PD-së e LSI-së u dakordësuan për disa çështje për sa i përket reformës zgjedhore si periudha elektorale, financimi i partive e kuotat gjinore, por anjëra prej këtyre nuk përfshin ndryshimin e sistemit elektoral.

Ndërkohë që palët janë zotuar ta miratojnë reformën në drejtësi para 31 majit 2020 (brenda pak ditësh), ndryshimi i sistemit elektoral nuk është asgjëkundi në horizont.

Ndryshimi i këtij të fundit është kërkuar zyrtarisht nga Nisma#Thurje, që ka dorëzuar në Kuvend 50 mijë për ndryshimin e tij.

Në thelb, kërkesa e Nisma#Thurje janë listat e hapura që u mundësojnë votuesve që të zgjedhin mes kandidatëve për deputetë, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit janë përdorur listat e mbyllura që u japin krerëve të partive ekskluzivitetin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë sipas parapëlqimit të tyre.

Duke qenë ata që vendosin për kandidatët për deputetë e më pas për ata që do hyjnë në parlament. Një shembull ilustrues për këtë është përbërja e parlamentit në dy legjislaturat e fundit.

Partia Socialiste solli në Kuvend në vitin 2013 por edhe më pas deputetë, një pjesë e të cilëve i kapi Ligji i Dekriminalizimit.

Ndërkohë në krahun tjetër PD-ja e LSI-ja sollën në Kuvend pas djegies së mandateve deputetë që më së shumti kujtohen për batutat e gjestet tyre gazmore duke furnizuar rrjetin me meme.

Listat e mbyllura

Sistemet elektorale me lista të mbyllura e aplikojnë jo pak vende në botë. Të bie në sy një pjesë e mirë e tyre kanë probleme të theksuara me sistemin e drejtësisë, korrupsionin e shtetin ligjor.

Në Ballkan, këtë sistem e përdorin Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, ndërsa në botë mund të përmendim Algjerinë, Angolën, Bolivinë, Ekuadorin, Izraelin, Japoninë, Spanjën, Armeninë, Filipinet, Portugalinë, Afrikën e Jugut, Madagaskarin, Tunizinë, Ukrainën, Venezuelën, Zimbabvenë, etj.

Ajo që të bie në sy në këtë listë të gjatë është se pjesa dërrmuese e tyre kanë probleme të thella me korrupsionin, sistemin e drejtësisë e shtetin ligjor. Përjashtim këtu bëjnë vetëm Izraeli, Japonia, Spanja e Portugalia ndërsa pjesa tjetër kanë problematika të theksuara të përmendura nga institucionet ndërkombëtare.

Vendet e listave të mbyllura

Shqipëria, Algjeria, Angola, Argjentina, Bolivia, Bullgaria, Ekuador, Izrael, Japonia, Madagaskari, Filipinet, Afrika e Jugut, Mali i Zi, Nepali, Portugalia, Rumania, Spanja, Armenia, Tunizia, Ukraina, Venezuela, Zimbabveja, Guiena Bisau, Jordania, Sao Tome e Principe, etj.

Listat e hapura

Listat e hapura u ofrojnë qytetarëve të zgjedhin ata kandidatët e secilës forcë politike që do garojnë për një vend në parlament. Ndërsa edhe në këtë listë mund të gjesh vende që kanë problematika të ndryshme duke nisur nga korrupsioni apo sistemi i drejtësisë, pjesa thelbësore e tyre përfshijnë disa nga vendet më të zhvilluara sidomos në Europë ku bëjnë pjesë Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra e Çekia.

Vendet e listave të hapura

Aruba, Brazili, Kili, Qipro, Çekia, Finlanda, Indonezia, Iraku, Libani, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *