Edhe pse Lautaro Martinez po kërkohet me ngulm nga Barcelona, Interi po projekton edhe një variant të sulmit të ekipit në rast se do largojë disa nga yjet e tij që kërkohen nga një numër i madh ekipesh.
Martinez është një hap larg katalanasve dhe sipas të gjitha gjasave, zikaltërit do marrin 85 milionë euro dhe një lojtar në vend të tij.
Ikardi po kështu është drejt shitjes te PSG-ja ku është huazuar aktualisht dhe për të klubi italian pritet të përfitojë 50 milionë euro dhe 5 milionë të tjera bonus.
Emri i tretë në listë është kroati Perisiç, aktualisht i huazuar në Bundesligë te Bajerni i Mynihut. Për të bavarezët do jenë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro nëse duan të mbajnë.
Me 150 milionë eurot e fituara rdejtuesit e Interit synojnë të sjellin në Itali, Timo Verner që kushton 50 milionë euro, që mund të jetë partneri i Lukakut.
Emri tjetër në listë është ai i Kavanit, që është thuajse i larguar nga PSG-ja dhe pengesa e vetme në bisedimet e fundit është paga e uruguaianit, pasi ai nuk pranon të zbresë nën 10 milionë euro në sezon.