Vendosni fjalën kyçe....

Ngrihen në protestë punonjësit e fasonerisë në Berat: Figurojmë si përfitues, por s’i kemi marrë pagat e luftës


Ditën e sotme punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur në protestë për të kërkuar të ashtuquajturën “pagën e luftës”.

Ata janëë mbledhur përpara drejtorisë së Tatim Taksave, pasi nuk kanë marrë asnjë page lufte, edhe pse emrat e tyre figurojnë në sistem si përfitues.

Sipas punonjësve, fasoneria u mbyll për shkak të pandemisë dhe ata qëndruan dy muaj pa rrogë e pa pagë lufte. Ata kërkojnë që të paguhen për këto muaj që kanë qëndruar mbyllur e pa punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *