Vendosni fjalën kyçe....

Partitë politike dhe populli, dy palët e reformës zgjedhore


Nga Renis Cerga

Debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor, tregon qartë se ka dy pale: Nga njeri krah janë partitë politike dhe nga krahu tjetër populli!

Partitë janë për ruajtjen e satusquo-së, qoftë dhe duke i bërë ndryshime estetike sistemit, por duke refuzuar të prekin thelbin e tij.

Thelbi është i thjeshtë: Pushtet për kryetaret, të cilët duhet ruajnë tagrin për të përcaktuar se kush do të jetë deputet.

Populli kërkon garë.

Duke qenë se të folurit në emër të popullit është diçka që e kam kritikuar gjithmonë, e vetmja gjë që marr përsipër është të jap një mendim timin, duke qëndruar në krahun e popullit.

Ka vetëm një zgjidhje: Proporcional kombëtar me lista të hapura!

Sigurisht që në krahun “popull” ka mendime të ndryshme, disa prej të cilave gabimisht mund t’i bëjnë dhe “fresk” partive me sulltanët aktuale. Por thelbi është një dhe i vetëm: Kërkohet ndryshim, i cili duhet të hap garën dhe të zhvlerësojë pushtetin e kryetarëve.

Argumentet në favor të sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, tashme janë dhënë. Është e kotë ti përsërisësh. Kryesorja është paaftësia e kryetarëve për të emëruar direkt deputetë. Pavarësisht se kryetari mund të beje listën prej 140 emrash, ai nuk emëron dot më deputetë. Lënia e emrave të spikatur jashtë listës, mund t’i krijojë partisë në fjalë efektin bumerang. Këta kandidatë të përjashtuar mund të krijojnë listën e tyre.

Asnjë sistem tjetër nuk e zhvlerëson më shume se ky efektin “kryetar”. Maxhoritari me korrektim proporcional krijon përsëri mundësinë që kryetari të emërojë disa deputetë direkt, në zonat e sigurta, si dhe të rendisë listën proporcionale sipas dëshirës. Për maxhoritarin e pastër është e kotë të flitet. Është emërim direkt deputetësh në shume zona, si dhe nxit shitblerjen masive të votës dhe shfaqen e deputetëve gangsterë.

Për sistemin aktual është e kotë të flasësh. Është praktikisht me i keqi i mundshëm, duke i kthyer partitë në biznese private të kryetarëve. Sikur një kryetar të përcaktoje të parin në listë Kujtim Gjuzin dhe të fundit Winston Churchill, Gjuzi behet deputet, Churchill pret braktisjen e parlamentit nga Gjuzi.

Proporcionali kombëtar me lista të hapura përdoret në shumë vende. Sidomos në vende të vogla, si Shqipëria, është shumë efikas. Shembull kemi Kosovën, ku ka deputetë si Vjosa Osmani, ndërkohë që në zgjedhim në parlament lloj-lloj kerperatash. Ky sistem e ka provuar veten, si me demokratiku dhe si sistemi që shtrembëron me pak se të gjithë (sistem perfekt nuk ka) vullnetin popullor, qoftë në nivel partiak, qoftë në nivel individual.

Aktualisht ka mbi 50 mije firma qytetaresh, të mbledhura nga Nisma Thurje, në tavolinat e komisioneve parlamentare dhe politike (jashtë parlamentare), që përkrahin këtë ndryshim.
Pavarësisht (ç)rezistencës partiake, unë shpresoj që ky ndryshim të behet, si pasoje e një vullneti masiv popullor, tashme është shprehur qartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *