Kryeministri Edi Rama duket se do heqë dorë nga komunikimet e drejtpërdrejta nga ana e tij për koronavirusin.
Ai thotë në rrjetet sociale se sot do jetë komunikimi i tij i fundit.
Në orën 21:00, Rama pritet të japë komunikimin e tij të fundit lidhur me pandeminë e shkaktuar në vendin tonë nga koronavirusi.
“Sonte në 21.00 komunikimi im I fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me armikun e padukshëm COVID-19”-shkruan Rama.