Vendosni fjalën kyçe....

Rama justifikohet: Urdhrat i shpërndaja nga Facebook-u për të përshpejtuar shpërndarjen e informacionit


I kritikuar gjerësisht për shpërndarjen e urdhrave për ndalimin e lëvizjeve apo vendosjen e kufizimeve me anë të Facebook-ut dhe jo formave zyrtare gjatë epidemisë, kryeministri Edi Rama është justifikuar sot për këtë veprim.

Sipas Ramës këtë e bënte për të përshpejtuar shpërndarjen e informacionit ndërsa theksoi se ato paraprakisht ishin të zyrtarizuara.

Meqë jemi tek FB dua të bëj një sqarim dreqi e mori për tërë ata që u ankuan e vazhdojnë të ankohen për kompetencat që FB im i mori shteti.
Gabimisht mendojnë se vendimet e kësaj periudhe ishin thjesht postime Fb, të naltgjatësisë së tij.

Asgjë që unë kam postuar në FB s’ka qenë e pavendosur më parë në rrugë zyrtare madje e shkruar në aktet zyrtare të shteti.

Faqja ime thjesht ka shërbyer për ta përshpejtuar e zgjeruar hapësirën e shpërndarjes së informacionit mbi vendimet e marra të cilat për vetë natyrën e kësaj lufte kanë qenë të shumta e kanë ndryshuar ditë pas dite”-tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *