Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kjo është java e fundit me kufizime lëvizjeje dhe zona me ngjyra


Kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo do jetë java e fundit me kufizime të lëvizjes për shkak të koronavirusit.

Edhe pse disa aktivitete do vazhdojnë të jenë të bllokuara, deri në fund të javës do vazhdojnë të jenë të njëjtat kufizime.

Prej 1 qershorit do hiqen ndalim-lëvizjet në zonat e kuqe si edhe kufizimet e fundjavave.

Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen.

Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse.

Nga e hëna e 1 qershorit do hapim kopshtet, çerdhet, plazhet dhe kufijtë.

Kjo do jetë java e fundit me ngjyra dhe kjo do jetë fundjava e fundit e ndalim-kalimit përtej zonave të kuqe”-tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *