Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Numrat e koronavirusit në Tiranë nuk flasin mirë, shfaqjet politike papërgjegjshmëri në funksion të partisë së re


Kryeministri Edi Rama, në daljen për të adresuar koronavirusin e cila sipas tij do jetë e fundit, tha se numrat në Tiranë jashtë shqetësuese, duke i lidhur me protestat e zhvilluara.

Sipas Ramës këto shfaqe politike për Teatrin janë karshillik dhe papërgjegjshmëri sa për të mbledhur firma në funksion të partisë së re.

Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Bëni kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asgjë e keqe nga meraku. Pasojat e asaj që hoqëm do i kalojmë por edhe me shtrëngesat që kemi, por me shëndetin e familjeve nuk luhet”-Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *