Vendosni fjalën kyçe....

Spinët e Bashës nisën punën në mesnatë


Spini është një formë e propagandës nëpërmjet së cilit mblidhen në mënyrë selektive faktet dhe i jepet formë mbështetjes së një këndvështrimi të veçantë të një ngjarjeje, çështjeje apo historie. Gjatë spinit përdoren shpesh metoda manipuluese dhe mashtruese. Qëllimi? Ndikimi i opinionit publik.

Ata që vënë në funksion këtë lloj propagande quhen “Spin doctors”. Ata supozohet ta kryejnë funksionin e spinit në mënyrë profesionale por ajo që gjejmë te “spin doctorat” e Partisë Demokratike është diletante.

Gjatë një kontrolli elementar vihet re se gjatë një spini të vetëm lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri mesazhet janë publikuar nga emra të njohur botërisht si mbështetës të Partisë Demokratike, këto mesazhe janë hedhur në të njëjtin rrjet social “Facebook”, ato janë publikuar në orare të përafërta me vetëm pak minuta diferencë mes tyre si dhe janë kundërshtuar në komentet e statuseve të tyre nga të njëjtët personazhe të “Nisma Thurje” që propozon një sistem tjetër, proporcionalin me lista të hapura kombëtare.

Ergys Mërtiri, Indrit Vokshi, Vehap Kola, Genc Sejko e të tjerë janë “spin doctorat” e Bashës (lexo Këtu lajmin për lidhjen e tyre me propagandën e Bashës).

Vini re me kujdes statuset që shkruajnë, oraret dhe manipulimin me informacionin, teksa përballë tyre qëndrojnë në kundërargumente Besjan Pesha, Endri Shabani, Adriatik Lapaj etj.

Narrativa që spinët e Bashës shesin për publikun është kjo: ju vërtetë kërkoni sistem zgjedhor si Kosova por në Kosovë qeveritë ndërrohen çdo 6 muaj, ju s’keni pse pretendoni të jepni mend se nuk jeni ekspertë sistemesh zgjedhore, ata që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor janë njerëz të paditur dhe se debati mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor është i denjë për t’u zbatuar vetëm te të ftuarit në emisionet televizive.

Që kjo lloj propagande të ketë sukses presupozohet që publiku të mos e dijë se të njëjtët njerëz që kanë ide të ngjashme kanë lidhje me një forcë politike. Në të kundërt misioni do kompromentohej.

Mjafton një hulumtim elementar për të thënë se këto personazhe aktive në rrjetet sociale e kanë realizuar misionin e tyre si me pasë mbi kokë dirigjentin e spinit: “Forca djema! Jepuni publish statuseve!”

Lulzim Basha ka rënë dakord që sistemi zgjedhor të mos ndryshojë duke mbajtur aktualin edhe pse kohë më parë firmosi një marrëveshje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku ndër të tjera binte dakord edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Vendimet politike të Bashës janë marrë tashmë por problemi mbetet te ajo që mendon opinioni publik mbi pyetjet e thjeshta: pse nuk do të konkurrojë Partia Demokratike me lista të hapura? Pse lideri i tyre kërkon mbajtjen me çdo kusht të ekskluzivitetit si vendimarrës për emrat e kandidatëve për deputetë dhe renditjen e tyre në listë duke mos dashur që të jenë votuesit që të vendosin? A ka frikë Basha se humbet kontrollin e deputetëve të partisë?

Pikërisht për të rregulluar këtë imazh, zyra e propagandës ka menduar që të fusë në aksion spinët e mesnatës./ V.Gogo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *