Vendosni fjalën kyçe....

Tre muaj mbyllur nga pandemia, rihapet më 1 qershor Koloseumi në Romë


Pas gati tre muajsh i mbyllur, më 1 qershor do të hapet më në fund Koloseumi në Romë, atraksioni i preferuar turistik në Itali.

Ansa.it shkruan se parku Arkeologjik i Koloseumit, do të rihapet me mbrojtje shtesë si për stafin ashtu edhe për vizitorët.

Për të shmangur përkimin me kohën e pikut të transportit publik, koha e hyrjes do të ndryshojë, tani midis prës 10:30 dhe 19:15 (hyrja e fundit në 18.15).

Vizitorët e Koloseumit tani do të duhet të paguajnë paraprakisht për vizitën, të vendosin maska në fytyrë dhe të kontrollojnë temperaturën në hyrje.

Vizitorët do të pranohen në grupe deri në 14 vetë, çdo 15 minuta.

Do të ketë dy lloje të biletave: bileta e zakonshme prej 16,00 € e vlefshme 24 orë mbetet aktive, por një biletë tjetër  me çmim të ulur do të jetë në dispozicion për vizitorët pasdite. (Bileta e zvogëluar me çmimin prej 9,50 €).

Ajo mund të blihet në internet dhe do jetë në dispozicion çdo ditë nga ora 02:00 deri në mbylljen e parkut.

Biletat do të dematerizohen të gjitha dhe do mund të blihen në internet nga faqja zyrtare www.parcocolosseo.it dhe nga faqja e internetit e tregtarit www.coopculture.it (nga 28 maj) dhe mund të lidhen me një aplikacion falas, i cili lejon turistët të shkarkojnë hartat e rrugëve, përmbajtjen historike dhe të gjitha informacionet e nevojshme për ta vizituar në mënyrë të sigurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *