Vendosni fjalën kyçe....

Trump-i paralajmëron Twitter-in pasi i hoqi postimet: Zërat konservatorë po bllokohen prej kohësh


Presidenti amerikan ka kërcënuar të rregullojë apo edhe të mbyllë platformat e mediave sociale që ‘bllokojnë zërat konservatorë’ pasi Twitter i shënoi postimet e tij me një njoftim bllokues duke nënkuptuar se ato përmbajnë dezinformata.

“Republikanët mendojnë se Platformat e Mediave Sociale pengojnë plotësisht zërat konservatorë,” shkroi në Twitter, Donald Trump të mërkurën.

“Ne do t’i rregullojmë fuqishëm, ose t’i mbyllim ato, përpara se të lejojmë që kjo të ndodhë pa u ndalur. Ne pamë se çfarë ata u përpoqën të bënin dhe dështuan, në 2016. Ne nuk mund të lejojmë që një version më i sofistikuar i kësaj të ndodhë përsëri.”

Ai e hodhi poshtë dekretimin e votimit me me postë, duke pretenduar se masa do të rezultojë në “votim ku do mashtrohet, falsifikohet dhe vidhet vota e amerikanëve ” nëse përdoret në një shkallë të gjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *