Lëvizja Vetëvendosje pritet të organizojë nesër një tubim në Prishtinë, ku do marrin pjesë nga 3500 deri në 5000 persona.
Vetëvendosja ka thënë se nuk bëhet fjalë për protestë por për një provë lidhur me tubimet në vend.
Kryeministri në detyrë i vendit, Kurti, ka thënë se lehtësimet e ndërmarra nga qeveria nuk kanë të bëjnë me këtë gjë pasi e drejta për të protestuar është e qytetarëve.
“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona.” – thuhet në përgjigjen zyrtare të Vetëvendosjes, shkruan Koha.
Brenda kësaj jave, pritet që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për formimin e qeverisë së Kosovës, dekret i cili është bllokuar përkohësisht nga gjykata.