Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Teatrin ndalet në Lushnjë, Budina: Ata që prishën teatrin s’janë padronët e vendit, të japin llogari


Pas Tiranës, Durrësit, Shkodrës e Lezhës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot në Lushnjë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të firmosin peticionin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte e siç ishte.

Regjisori Edmond Budina tha në fjalën e tij se aleanca nuk është për themelimin e një partie të re por për bashkimin e të gjithë qytetarëve.

 “Ne nuk jemi për të bërë parti të re. Në Tiranë po shembet e gjithë kujtesa kombëtare. Mediat ndërkombëtare e kanë quajtur një akt barbar prishjen e teatrit dhe ashtu është, një akt barbar. Ata po prishin gjithçka për të treguar që janë padronët e vendit. Jo zotërinj nuk jeni padronët e vendit. Kushdo është në pushtet është shërbëtor i popullit dhe për atë duhet të përgjigjet. Jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Jemi këtu që të bashkojmë të gjithë qytetarët.” – tha Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *