Vendosni fjalën kyçe....

Balla sulmon Bashën nga foltorja e Parlamentit: Është klienti më i madh i oligarkëve


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Parlamentit ka sulmuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.

Balla e cilësoi Bashën si klientin më të madh të oligarkëve me kontrata të mëdha financiare.

Këto deklarata Balla i bëri ndërkohë që thurte lavde për punën e bërë nga qeveria socialiste për tërmetin dhe menaxhimin e situatës së epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Prej 1 qershorit ne hapemi por me apelin e domosdoshëm, distancimi social në kushtet e reja. E mbyll që për ne, për qeverinë dhe grupin parlamentar nuk është asgjë më e rëndësishme. Me jetën e shqiptarëve kushdo që bën politikë. Nuk flas për Lulin, se Luli s’ka lidhje me jetën e shqiptarëve. Pasi të jesh politikan nuk duhet të luash teatër politik me njerëzit.

Duke e përfunduar këtu, dhe pa dashur të bëj replikë me Stojkun apo Murrizin. Tërmeti i shtatorit apo nëntorit nuk janë larg. Tërmeti i nëntorit është 6 muaj larg, dhe në muajin e parë arritëm të sistemojmë në shtëpi duke mos lënë askënd ta festojë vitin e ri jashtë, por në një shtëpi të përkohshme.

Brenda këtij viti të dashur kolegë, çdo familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti do jenë në shtëpitë e veta. Të gjitha kantieret në zonat urbane do fillojnë.

Luli është klienti më i madh i oligarkëve që ka kontrata të mëdha financiare. Nuk ka nevojë për  400 mijë lekë. Mjaft më me teatër, mjaft më ky diskutimi se si do të ktheheni në Parlament ju apo ne vitin e ardhshëm. Kjo nuk ju intereson shqiptarëve.”- tha Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *