Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me çështjen e kredisë 30 milionë euro për ndërtimin e Teatrit Kombëtar të kërkuar nga Bashkia e Tiranës.
Kryedemokrati thekson se pas prishjes për të grabitur pronën publike te Teatri, tashmë Rama kërkon të ngarkojë me 30 milionë euro borxh qytetarët.
“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.
I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”-shkruan Basha.