Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon pas bisedës me Varhelyi: Vullneti politik është vendimtar për të përmbyllur reformën zgjedhore


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës me komisionerin e Zgjerimit në BE Oliver Varhelyi.

Në postimin e tij Basha falënderon Varhelyi për mbështetjen për reformën zgjedhore.

Basha theksoi se vullneti politik është vendimtar për të përmbyllur reformën e cila do sigurojë zgjedhje demokratike pa vjedhje votash.

Bisedë shumë e mirë me Oliver Varhelyi. E falënderoj atë për mbështetjen e tij dhe theksoj përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar në reformën zgjedhore. Theksoj se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur atë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike pa blerje votash dhe ndikim të krimit të organizuar.”-shkruan Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *