Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, dhe ka urdhëruar stafin të largohet nga vendi.
Siç shkruan Daily Mail, Veriu ka mbyllur kufijtë e saj dhe këmbëngul se nuk ka pasur asnjë rast të virusit që në muajin dhjetor u shfaq në Kinën fqinje dhe që prej asaj kohe përfshiu botën.
Sipas mediave të huaja, mbyllja e papritur është e lidhur me kufizimet e koronavirusit në vend për të cilën Zyra e Jashtme tha se stafi i ambasadës e kishte të pamundur funksionimin e saj atje.
Ambasadori Colin Crooks shkruan: “Ambasada britanike në Pyongyang u mbyll përkohësisht më 27 maj 2020 dhe i gjithë stafi diplomatik është larguar nga Koreja e Veriut për momentin.”
Ambasada Suedeze e cila mbetet e hapur u përgjigj se ata do ta ndjenin mungesën e ambasadorit britanik dhe ekipit të tij. Faqja NK Neës raportoi që diplomatët britanikë kaluan kufirin në territorin e Kinës të mërkurën. Në Pyongyang kanë mbetur ende qindra banorë të huaj.