Vendosni fjalën kyçe....

Firmosën për shembjen e Teatrit, prokuroria thërret 3 specialistët e Institutit të Ndërtimit


Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën për godinën e Teatrit Kombëtar, duke dalë në përfundimin se duhej shembur.

Thirrja e tyre në Prokurori vjen pasi Aleanca për Teatrin depozituan dy ditë para shembjes së godinës së Teatrit, kallëzim kundër tre inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, raporton News 24.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb me vendim të Bashkisë së Tiranës më 17 maj, veprim ky që është cilësuar i paligjshëm nga aktivistë të Aleancës për Teatrin, ndërsa Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka nisur zyrtarish hetimet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *