Vendosni fjalën kyçe....

Iu sekuestruan 400 mijë dollarë dhe u procedua për dy vepra penale, kush është biznesmeni


Ditën e sotme policia njoftoi se kishte vendosur sekuestro preventive për një llogari bankare të shumës 400 mijë dollarë për biznesmenin i cili edhe u procedua për dy vepra penale nga prokuroria.

Shtetasi Aleksandër Gavoçi është një biznesmen i cili rezulton ortak apo administrator në disa kompani në fushën e pastrimit, transportit dhe ndërtimit.

Ai u akuzua nga prokuroria pë veprat peneale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Po ashtu ky biznesmen u bë i njohur për përplasjen për një pronë në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Gavoci  është Anëtar i Këshillit Mbikqyrjes në ‘Vega sha’, ortak në kompaninë ‘CLEANLINESS’, aksioner i ‘Shkodra Inert’, administrator i Kompanisë së ndërtimit ‘S.A.R’, administrator i kompanisë ‘Shkodra Beton’ dhe administrator i kompanisë ‘VEGA’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *