Vendosni fjalën kyçe....

“Jam shumë i ri për t’u korit para shqiptarëve, mision i parë nxjerrja para drejtësisë e dyshes Rama-Veliaj”


Lulzim Basha tha se misioni i parë i tij si kryeministër do ishte çuarja para drejtësië e të gjithë zyrtarëve që kanë shkelur ligjin e kanë kryer korrupsion.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se ishte shumë i ri për t’u turpëruar para shqiptarëve dhe se do i jepte fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar që kanë grabitur vendin, që kanë kryer krime e kanë shkelur ligjin.

“Nuk do ketë drejtësi pa u ndëshkuar kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj e ministrat e tyre të korruptuar. Ky është premtimi im. Vënia e drejtësisë mund të zgjasë në kohë por do ndodhë. Nuk do ketë aministri të fshehur dhe as marrëveshje për këtë. Pa ndëshkimin e krimeve, ligjeve e korrupsionit, nuk ka drejtësi, ato do përsëriten. Momenti për ta thyer këtë rreth vicioz tani është tani.  Jam shumë i ri për t’u koritur para shqiptarëve. Ky është misioni im i parë si kryeministër. Do bëjmë gjithçka që është e mundur që drejtësia të vihet në vend. Të përgjigjen para ligjit të gjithë ata që kanë kryer krime, kanë grabitur, kanë shkelur ligjin, kanë bërë korrupsion.” – tha Basha.

Ai tha gjithashtu se denoncimi i presidentit Meta lidhur me reformën në drejtësi nuk ishte asgjë e re për të dhe PD-në.

Denoncimi i presidentit Meta nuk përbën sot asnjë gjë të re. Nuk është asgjë me atë që ka ndodhur këto 4 vjet. Rama e ka kapur reformën në drejtësi krejtësisht. Unë personalisht dhe PD-ja kanë bërë kohë më parë një luftë për një sistem drejtësie të standarteve europiane. Për PD-në ky denoncim nuk është asgjë e re për ne. Ndërkombëtarët kanë pasur përgjegjësinë e tyre në këtë proces. Rama e ka kapur dhe e kontrollon drejtësinë. Lajmi i keq është që ai e kapur dhe askush nga qeverisja e tij nuk po shkon para drejtësisë. Lajmi i mirë është që kjo qeverisje i ka ditët e numëruara.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *