Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi thotë se sot ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
Në qendër të diskutimit mes tyre ka qenë Reforma Zgjedhore që pritet të përmbyllet brenda 31 Majit. Varhelyiu thotë se e mirëpret rifillimin e punës në Këshillin politik.
“Fola me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.”- shkruan Varhelyi në Twitter.