Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi: Diplomatë të huaj duan të diktojnë se kush do drejtojë opozitën


Seancën e sotme në Kuvend, fjalën i pari e nisi deputeti Kujtim Gjuzi.

Ai tha se diplomatë të huaj po përpiqen të diktojnë se kush do të drejtojë opozitën. Ai ka lëshuar gjithashtu kritika të forta ndaj opozitës që braktisi parlamentin.

“Seancën e kaluar më hoqët fjalë, pa arsye, sot dua të them se jemi me Këshillin Politik në shkelje Kushtetutese. Shqipëria është republikë parlamentare dhe anashkalohet parlamenti dhe 7 partitë parlamentare që janë këtu. Nuk duhet të shkelin Kushtetutën për t’u marrë vesh me partitë që kanë dalë në bregun e larg dhe kanë kërkuar që të shkatërrojnë rendin kushtetues. Prandaj do ju lutesha që të mbani në vëmendje këshillën time, për të respektuar procedurat në Republikën e Shqip

ërisë. Keni futur diplomatikën e huaj në qorrsokak. Diplomatë të huaj na diktojnë se kush është lideri i opozitës. Që nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë apo shiringa që u futën në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Gjuzi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *