Mbrëmjen e kaluar ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, mjeku Gent Stroni ka pranuar se ndaj deputetit Adriatik Alimadhi, ka patur kujdes të shtuar në krahasim me pacientët e tjerë të shtruar më COVID-19.
Deputeti Alimadhi bëri akuza të forta kur tha se në spitale bëhet politikë. Ai tha se askush nuk e kishte marrë seriozisht rastin e tij, deri në momentin që ai e bëri publik.
“Unë mendoj se në spitalin Infektiv më shumë bëhet politikë se sa jepet një mundësi më e mirë shërbimi.
Përderisa rasti im, në momentin që unë e bëra publik, filloi një interesim. Deri këtu. Nga data 21-24 e nga data 24-27, atëhere filluan të merreshin seriozisht me çështjen time.
Unë e kam bërë publike dhe pas këtij moment pas disa telefonatash tek 127, i jepnin përgjigjet thjesht për të kaluar kohën. Ndoshta si shumë shqiptarë të tjerë që merrnin këtë përgjigje. Përgjigja e tyre ishte, në qoftë se keni temepraturë merrni një paracetamol, nësa jeni në gjendje jot ë mirëpini çajra etj. Pra e gjithë kjo sjellje mendoj se ishte një presion që shqiptarët most ë dyndeshin në spitale. Përshembull, në fisin tim mund të ketë me dhjetëra, të cilët mund të ishin paraqitur atje, kanë telefonuar dhe kanë marrë këtë përgjigje.” – tha Alimadhi.
Mirëpo mjeku Gent Stroni nuk ndan të njëjtin mendim me Alimadhin se në spitale po bëhet politikë, por megjithatë ka pranuar se ndaj deputetit ka patur një trajtim më të veçantë se pacientët e tjerë. Duke pranuar kështu se në fund të fundit ka patur një lloj diferencimi mes pacientëve.
“Parja në këndvështrimin politik nuk shkon sepse nuk ka pacient, që të mund të diskutojë dhe bëjë direferencime. Nuk e di nëse e kishte në aspektin përpara se të vinte në infektiv, zotëria mund të na e thojë po qe se, jam i bindur se nuk e ka njohur as mjekun se kush ka qenë, janë të gjithë të veshur njësoj.
Jam i bindur që kujdesi për deputetin ka qenë i veçantë dhe këtë e them me bindje, nuk mendoj që janë harruar dhe të tjerët padiskutim por kujdesi ka qenë i shtuar. Të paktën nga diskutimet që janë bërë në mbledhjen e mëngjesit çdo ditë. Përherë raportohej për gjendjen e tij. Kështu që nuk mendoj se është çështje politike.”- tha doktor Stroni.