Vendosni fjalën kyçe....

Në Rusi rritet 60-fish shitja e biçikletave gjatë muajve të pandemisë


Gjatë periudhës së pandemisë, ka patur një rritje të kërkesës për pajisje sportive sipas shitësit më të madh në internet të Rusisë, Wildberry.

Të mbetur pa punë e pa palestër dhe të ndaluar të lëvizin me makina, duket se rusët i janë drejtuar disa alternativave të tjera për të kaluar kohën si dhe për të lëvizur, apo stërvitur.

Shitjet e biçikletave u rritën gjashtëdhjetëfish nga data 1 deri në 24 maj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Mbyllja e përkohshme e klubeve të fitnesit, marrja me qira e biçikletave, skuterëve dhe patinave çuan në një rritje të blerjeve të pajisjeve sportive në dyqanin online”– tha kompania për RIA Novosti, citon RT.

Në veçanti, shitjet e biçikletave me dy rrota u rritën 60 herë, skateboards me dhjetëfish, patina tetëfish, skuterët 6.5 herë. Kërkesa për zilet dhe mjetet e biçikletave u rrit nëntëfish.

Kompania gjithashtu thotë se ka patur një rritje prej 10-fish në shitjet e litarëve të kërcimit, si dhe rritje 5-fish për topa. Kërkesa është rritur edhe për lodrat e kontrolluara me telekomandë, si helikopterë, tanke, vetura dhe anije.

Sipas revistës Forbes, Wildberry është shitësi më i madh në internet i Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *