Vendosni fjalën kyçe....

Nxirrte inerte në lumin Mat, gjobitet me 2 milionë lekë 56-vjeçari


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dy persona të cilët në Lezhë kryenin veprime në dëm të mjedisit.

Kështu është gjobitur me 2 milionë lekë shtetasi D.B 56-vjeç banues në Kurbin pasi është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte në lumin Mat.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, IKMT dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin.

IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).”-thuhet në njoftim.

Ndërkojë me 500 mijë lekë është ndëshkuar një subjekt për përpunimin e peshkut pasi shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin. Gjithashtu është proceduar penalisht administratori i subjektit shtetasi G.A 37-vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.

IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do marre masa per ndërprerjen e lidhjes në rrjetin e kanalizimeve.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit e lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave”-thotë IKMT-ja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *