Operacioni Forca e Ligjit, i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 3 shtetasve të cilët janë dënuar për vjedhje me dhunë apo armë dhe një tjetri i cili është në hetim për “kryerje e veprave penale për grup kriminal”.
Tre shtetasit janë me banim në Tiranë dhe më herët kanë marrë dënim për vjedhje, ndërsa një person tjetër është me banim në Shkodër dhe është në hetim për “shtrëngim me anë të kanosjes” apo edhe “kryerja e veprave prenale në nga grup i strukturuar”.
Kështu OFL-ja i ka dërguar formularin shtetasve:
– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;
– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i plotë:
OFL, 28 maj
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
– E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;
– I. R., banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.